Month: <span>July 2026</span>

Kryetari Mela inspektoi nga afër punimet e asfaltimit në Mogorçë

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, inspektoi nga afër ecurinë e punimeve të asfaltimit që po realizohen në kuadër të projektit për rikonstruksionin e fushës sportive shumëfunksionale në SHFK “Riste Risteski” në fshatin Mogorçë.

Gjatë inspektimit, Kryetari u njoh me dinamikën e punimeve dhe theksoi se Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që përmirësojnë infrastrukturën sportive dhe krijojnë kushte moderne për nxënësit, të rinjtë dhe banorët e fshatit.

Ky projekt financohet nga Buxheti i Komunës së Dibrës dhe është një tjetër investim që dëshmon angazhimin e komunës për zhvillimin e sportit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në çdo vendbanim.

Punimet po zhvillohen sipas planit dhe pritet të përfundojnë brenda afatit të paraparë, duke i dhënë Mogorçës një hapësirë moderne dhe funksionale për aktivitete sportive, rekreative dhe shkollore.

117-vjetori i Kongresit të Dibrës u shënua sot në Komunën e Dibrës

Nën organizimin e Shoqatës së Historianëve Dibran dhe me mbështetjen e Komunës së Dibrës, sot në sallën e Këshillit të Komunës së Dibrës u mbajt aktiviteti përkujtimor me rastin e 117-vjetorit të Kongresit të Dibrës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.

Në këtë aktivitet morën pjesë historianë, studiues, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë të shumtë.

Me kumtesat e tyre u paraqitën panelistët Sashenka Ndreka nga Tirana, Haki Pënezha nga Peshkopia, Qëndresa Paçuku nga Dibra, Ardian Limani nga Shkupi dhe Adhurim Kolari nga Dibra, të cilët trajtuan rëndësinë historike të Kongresit të Dibrës dhe ndikimin e tij në zhvillimin e arsimit, kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar.

Kongresi i Dibrës, i mbajtur në vitin 1909, zë një vend të veçantë në historinë shqiptare, pasi shënoi një moment të rëndësishëm në përpjekjet për përhapjen e arsimit në gjuhën shqipe dhe forcimin e vetëdijes kombëtare. Vendimet e këtij kongresi dhanë një kontribut të çmuar në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar.

Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar në ruajtjen, promovimin dhe nderimin e vlerave historike e kulturore, duke mbështetur aktivitete që forcojnë kujtesën historike dhe identitetin tonë kombëtar.

AKTVENDIM – Për miratimin e Plan programit  për përpunimin e “NDRYSHIMIT DHE PLOTËSIMIT TË PLANIT GJENERAL URBANISTIK TË DIBRËS PËR BLLOKUN 5 DHE PLANIT DETAL URBANISTIK  PËR  BLlOKUN  5-  procedurë  e përbashkët  e  PGJU  dhe PDU,  KOMUNA  DIBËR

Në pajtim me nenin 44 paragrafi (7)  nga Ligji për planifikim urbanistik (Gaz. Zyrtare e  Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 32/20, 111/23, 171/24, 224/24, 40/25, 101/25, 127/25 dhe  134/26)  dhe me propozim te Komisionit për urbanizëm (10-210/5 од 20.07.2026), Kryarari i komunës Dibër  sjell si vijon :

AKTVENDIM

Për miratimin e Plan programit  për përpunimin e “NDRYSHIMIT DHE PLOTËSIMIT TË PLANIT GJENERAL URBANISTIK TË DIBRËS PËR BLLOKUN 5 DHE PLANIT DETAL URBANISTIK  PËR  BLlOKUN  5-  procedurë  e përbashkët  e  PGJU  dhe PDU,  KOMUNA  DIBËR

   Miratohet Plan programi  për përpunimin e “NDRYSHIMIT DHE PLOTËSIMIT TË PLANIT GJENERAL URBANISTIK TË DIBRËS PËR BLLOKUN 5 DHE PLANIT DETAL URBANISTIK  PËR  BLlOKUN  5-  procedurë  e përbashkët  e  PGJU  dhe PDU,  KOMUNA  DIBËR , të  punuar  nga  “TAJFA- PLAN” SHPK Shkup  085/08/25 nga Koriku i vitit 2026.

– Shtrirja e planifikuar e “NDRYSHIMIT DHE PLOTËSIMIT TË PLANIT GJENERAL URBANISTIK TË DIBRËS PËR BLLLOKUN 5 DHE PLANIT DETAL URBANISTIK  PËR  BLLOKUN  5-  procedurë  e përbashkët  e  PGJU  dhe PDU,  KOMUNA  DIBËR” është e definiuar me këta kufinj: veri rr. “Isa Boletini”-rrugë magjistrale me profil “M 2” sipas PGJU, veriperëndim rr. “ Jusuf Grvalla”,  jug rr. “Xafer Kodra”,  lindje rr. “101” – Rrugë servisi “SE 16) e projektuar (parashikuar) sipas PGJU. Sipëfaqja e përgithshme e pëfshirë në kuadër të kufinve të përshkruar është  7,11 ha.

Arsyetim

            Në pajtim   me  Programin   për përpunimin   e planeve   dhe dokumentacioneve   urbanistike në territorin  e  Komunës  Dibër  për   vitin   2025  (nr. Бр.. 08-806/15  dt.  30.12.2025),  është nisur procedura  për   përgatitjen  dhe miratimin  e   të Plan programit për  “NDRYSHIM DHE PLOTËSIM TË PLANIT GJENERAL URBANISTIK TË DIBRËS PËR BLlOKUN 5 DHE PLANIT DETAL URBANISTIK  PËR  BLLOKUN  5-  procedurë  e përbashkët  e  PGJU  dhe PDU,  KOMUNA  DIBËR”e  regjistruar me nr. 10-519/1 dt. 04.07.2025. Procedurë   që udhëhiqet përmes sistemit e-Urbanizëm për PP (2020)  me nr. 79390.

         Me kërkesën për nisjen e procedurës është bashkangjitur dokumetacioni si vijon:

–    Plan programi për  “NDRYSHIM DHE PLOTËSIM TË PLANIT GJENERAL URBANISTIK TË DIBRËS PËR BLlOKUN 5 DHE PLANIT DETAL URBANISTIK  PËR  BLLOKUN  5-  procedurë  e përbashkët  e  PGJU  dhe PDU,  KOMUNA  DIBËR”   me   nr.   tek.   085/08/25 од Korik  2026 , punuar nga nga TAJFA- PLAN” ShPK Shkup.    

  • Elaborat gjeodezik  për punë gjeodezike për qëllime të veçanta për baza  gjeodezike të azhurnuara, të përgatitura nga GEOMATIKA DOO Shkup, me numër lënde: 0801-168/3-2025 dt.  18.07.2025.

– Programi për përgatitjen e planeve urbanistike dhe dokumentacionit urbanistik në territorin e Komunës së Dibrës për vitin 2026. Nr. 08-806/15 e datës 30.12.2025

–  Propozim për miratimin e Plan programit për  “NDRYSHIM DHE PLOTËSIM TË PLANIT GJENERAL URBANISTIK TË DIBRËS PËR BLlOKUN 5 DHE PLANIT DETAL URBANISTIK  PËR  BLLOKUN  5-  procedurë  e përbashkët  e  PGJU  dhe PDU,  KOMUNA  DIBËR”  ,   nga TAJFA- PLAN” ShPK Shkup, nr. 10-210/5 dt. 20.07.2026, nga Komisioni për Urbanizëm.

  Kryetari i Komunës Dibër,  pasi bëri këqyrjen në dokumentacionin e parashtruar konstatoi se kërkesa është e bazuar dhe se janë të plotësuara kushtet se në pajtim me nenin 44 paragrafi (7) nga Ligji për planifikim urbanistik (Gaz. Zyrtare e  Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 32/20, 111/23, 171/24, 224/24, 40/25, 101/25, 127/25 dhe 134/26), dhe  në bazë të kësaj, është sjellë aktvendimi si në dispozitiv.

UDHËZIM PËR MJETE  JURIDIKE :

 Kundër këtij Aktvendimi, kërkuesi mundet të parashtrojë  ankesë në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij Aktvendimi deri te ministri i cili udhëheq me organin e administratës shtetërore kompetent për kryerjen e punëve në sferën e rregulimit të hapësirës.

AKTVENDIM – Për miratimin e Plan programit  për përpunimin e “NDRYSHIMIT DHE PLOTËSIMIT TË PLANIT GJENERAL URBANISTIK TË DIBRËS PËR BLLOKUN 5 DHE PLANIT DETAL URBANISTIK  PËR  BLlOKUN  5-  procedurë  e përbashkët  e  PGJU  dhe PDU,  KOMUNA  DIBËR

PROGRAM PLANOR PËR HARTIMIN E NDRYSHIMIT DHE PLOTËSIMIT TË PLANIT TË PËRGJITHSHËM URBANISTIK TË DIBRËS PËR BLLOKUN 5 DHE PLANIT TË DETAJUAR URBANISTIK PËR BLLOKUN 5 – PROCEDURË E BASHKUAR E PLANIT TË PËRGJITHSHËM URBANISTIK (PPU) DHE PLANIT TË DETAJUAR URBANISTIK (PDU), KOMUNA E DIBRËS.

PROJEKT I RI NË F. MOGORÇË

Komuna e Dibrës ka nisur punimet për rikonstruksionin e fushës shumëfunksionale sportive në SHFK “Riste Risteski” në fshatin Mogorçë.

Me këtë projekt do të krijohen kushte më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive, rekreative dhe shkollore, duke u ofruar nxënësve dhe banorëve një hapësirë moderne dhe funksionale.

Ky investim realizohet nga buxheti i Komunës së Dibrës.

Wi-Fi publik falas tashmë i disponueshëm në Komunën e Dibrës

Qytetarët dhe vizitorët tani mund të lidhen me Wi-Fi publik falas në këtë lokacion:

📍 Qendra e qytetit – Dibër

Rrjeti Wi-Fi është vendosur në kuadër të iniciativës WiFi4WB, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, ndërsa zbatohet nga GIZ si pjesë e projektit EU4Digital.

Qëllimi i kësaj iniciative është të ofrojë internet publik falas në Maqedoninë e Veriut dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Komuna e Dibrës është një nga 500 komunat dhe qytetet në rajon që do të përfitojnë nga rrjeti WiFi4WB, sipas modelit të programit WiFi4EU, i cili ka mundësuar internet publik falas në më shumë se 7.000 lokacione në Bashkimin Evropian.

Të gjithë qytetarët dhe vizitorët mund të lidhen falas dhe të përdorin një lidhje të sigurt interneti.

Me këtë mbështetje, Komuna e Dibrës vazhdon të përmirësojë shërbimet publike dhe të forcojë lidhjen digjitale të komunitetit lokal.

#WiFi4WB#EU4Digital#TeamEurope

Mirë se vini gjithmonë në Dibër!

Me kënaqësi, sot në zyrën time prita Franck dhe Blandine nga Franca, të cilët vizituan Dibrën për të njohur nga afër bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe vlerat turistike që ofron qyteti ynë.

Është inkurajuese që çdo ditë po rritet numri i turistëve që zgjedhin Dibrën si destinacion për të zbuluar pasuritë e saj. Kjo na motivon edhe më shumë të punojmë për zhvillimin dhe promovimin e turizmit si një nga sektorët më të rëndësishëm për të ardhmen e komunës sonë.

Për këtë arsye, si Komunë e Dibrës, tashmë jemi në fazën e përgatitjes së Planit Strategjik për Zhvillimin e Turizmit, i cili do të shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, promovimin e potencialeve tona dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik.

Mirë se vini gjithmonë në Dibër!

Turne në tenis

Sonte filloi aktiviteti i parë i Kalendarit Veror “Dibra 2026” me organizimin e turneut në tenis, ku po marrin pjesë tenistë nga Dibra.

Turneu krijoi një atmosferë sportive dhe entuziazëm, duke shënuar fillimin e një vere të mbushur me aktivitete sportive, kulturore dhe artistike për të gjithë qytetarët.

I urojmë suksese të gjithë pjesëmarrësve dhe ftojmë qytetarët të bëhen pjesë e aktiviteteve të shumta që do të organizohen në kuadër të Kalendarit Veror “Dibra 2026”.

Mirë se vini në shtëpi!

Të dashur mërgimtarë,

Mirë se vini në shtëpi!

Ju urojmë qëndrim të këndshëm, të mbushur me shëndet, gëzim dhe çaste të paharrueshme pranë familjes dhe miqve.

Mirë se vini në Dibër!

Punimet vazhdojnë me ritëm të pandalur edhe gjat vikendit!

Pas përfundimit të rrugës “Fuad Dibra (1 Maji)”, edhe gjatë fundjavës vazhduan intensivisht punimet drejt përfundimit të asfaltimit të rrugës “Migjeni”, një nga nyjet kryesore që lidh pjesën e sipërme (pjesën e vjetër të qytetit).

Ky investim sjell një infrastrukturë moderne, më të sigurt dhe më funksionale, duke u mundësuar qytetarëve lëvizje më të lehtë dhe më komode pas një pritjeje të gjatë.

Vazhdojmë të punojmë për një Dibër më të zhvilluar, me rrugë cilësore dhe kushte më të mira për të gjithë qytetarët.

Për herë të parë, Komuna e Dibrës prezanton Kalendarin Zyrtar të Aktiviteteve Verore 2026!

Kjo verë vjen ndryshe! Për herë të parë, Komuna e Dibrës sjell një kalendar të organizuar me aktivitete kulturore, sportive dhe argëtuese që do ta bëjnë qytetin tonë edhe më të gjallë gjatë gjithë sezonit veror.

Nga turnetë sportive, maratona, hiking-u , Dibra Fest, panairi i ushqimeve tradicionale, aktivitetet për mërgimtarët, ekspozitat, kolonitë artistike, kinemaja verore, shfaqjet teatrore e deri te Dita e Komunës – “Vera Dibrane 2026” sjell një program të pasur për të gjitha moshat. Ju ftojmë të gjithë qytetarët, mërgimtarët dhe mysafirët të bëhen pjesë e këtyre aktiviteteve dhe ta shijojmë së bashku një verë plot kulturë, sport, argëtim dhe kujtime të bukura.

Hajde në Dibër – aty ku vera merr jetë!

Skip to content